Soni dhe Mirko do jenë në Sardenja këtë javë, ku pas një viti të tejmbushur me punë, kanë vendosur të pushojnë për pak kohë, aq më tepër që Soni është në pritje për tu bërë nënë së shpejti.

Megjithatë duket se dhe në pushime, nuk do mund ti qëndrojnë dot larg skenës (të paktën asaj televizive) pasi Soni Malaj lançoi videoklipin e saj të ri për këngën “Nën lëkurën tënde” (pjesë e albumit “Unik” i cili është publikuar në fillim të vitit të shkuar).

Pasi kënga rezultoi e suksesshme në radio, Soni mori vendimin që ti bënte dhe një videoklip, biles po ju sjellim dhe një kuriozitet të vogël, gjatë xhirimeve të klipit ajo ka qënë në muajt e parë të shtatëzanisë. “Nën lëkurën tënde” është një kompozim i Flori Mumajesit, me tekst të Zhakut (Jonida Gjata).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here