Këngëtarja e njohur, Soni Malaj dhe bashkëshorti i saj, Mirko Luccarelli, mos vallë po përjetojnë krizë ekonomike? Këtë nuk e themi ne, çifti i njohur pasi është bërë me fëmijë, kanë nxjerrë në shitje edhe motoçikletën, të cilën e ka si më të preferuar në jetën e tij Mirko.

Nuk mësuam arsyen se pse ai ka e nxjerre në shitje, por tani kur edhe Spanja është futur në recension për shkak të borxheve të mëdha, thuhet se qytetarët spanjollë po shesin arin dhe sendet me vlerë për të paguar faturat e dritave dhe ujit, pasi kriza financiare ka kapluar gati të gjithë vendin, së bashku me disa shtete të tjera, të cilat janë edhe pjesë e Bashkimit Europian.

Ndoshta edhe Soni e Mirko po përballen me një krizë financare, gjë që i ka shtyrë të marrin këtë vendim, të shesin motoçikletën e preferuar të Mirkos.

Shitjen Mirko e ka paralajmëruar përmes profilit të tij në facebook që ditën e mërkurë, por deri në këtë moment ende nuk është paraqitur ndonjë i interesuar si blerës. Shuma që ai kërkon për motorin është 10 mijë euro, që në këtë kohë vështirë se mund të sigurohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here