Soni Malaj sjell baladën e re “Përgjithmonë” Këngëtarja Soni Malaj ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Përgjithmonë”.

14 shkurti ka qenë data e caktuar për të publikuar baladën e saj më të re, e cila i dedikohet dashurisë.

Kënga është punuar nga kompozitorja australiane Susie Ahern, vargjet e tekstit i ka shkruar Taulant Skënderaj, gjersa orkestrimit është bërë në studion e Darko Dimitrov.

“Përgjithmonë” është vizualizuar edhe me videoklip, i cili është xhiruar në Maqedoni nga AleXanDeR.

Edhe kësaj radhe, Soni shfaqet me stil dhe e kuruar deri në detaje gjatë interpretimit të saj në klip.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here