Soni Malaj ka ngelur shtatzene me të dashurit e saj, balerinin italian Mirko Luçarelli.

Çifti që prej disa muajsh jeton në Spanjë, ka vendosur ta celebrojë marrëdhënien me një fëmijë. Në fakt nuk bëhet fjalë për një thashethem.

Vetë artistja Malaj, e ka pohuar këtë lajm ndërsa ishte prezente në Tiranë, pak javë më parë. Sigurisht që bëhet fjalë për muajt e parë të shtatzënisë, pasi ende ajo nuk është e dukshme.

Soni dhe Mirko u njohën gjatë edicionit të parë të “Dancing with the stars- Albania”. Një simpati që mori përmasat e një historie të vërtetë dashurie, e që çoi në një fejesë alla shqiptare mes italianit dhe këngëtares simpatike.

Përsa i përket karrierës muzikore, këngëtarja Malaj e ka lënë për momentin pas dore, për t’iu përkushtuar jo vetëm sipërmarrjes në Spanjë, por tashmë edhe bebes që do të vijë në jetë, ndoshta edhe brenda këtij viti!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here