Soni Malaj pret vajzë. Është ky lajmi i fundit që na vjen nga Spanja, atje ku dhe banon prej një viti këngëtarja shumë e suksesshme shqiptare, Soni Malaj.

Ndonëse ekoja ka qenë e parakohëshme mjekët janë të sigurtë që gjinia e fëmijës së parë të Sonit është vajzë. Pas martesës pa shumë bujë me balerinin italian, Mirko, këngëtarja na befasoi të gjithëve me lajmin për shtatzëninë e saj.

Soni është zyrtarisht bashkëshortja e Mirkos, si në dokumentacionin shqiptar ashtu edhe në atë spanjoll, ndërkohë që ceremoninë martesore e kanë lënë për një kohë të dytë.

Çifti mezi po e pret ardhjen në jetë të kësaj fëmije. Soni gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë nën vëzhgimin e mjekëve, ndërkohë që Mirko është kujdesur për mbarëvajtjen e biznesit të tyre. Aktualisht çifti ndodhet në Sardenja ku po shijojnë pushimet e tyre. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here