Këngëtarja Soni Malaj ka arritur që të fitojë më së shumti klikime në internet, pasi është paraqitur në emisioni “Dancing with the Stars”, i cili është duke u prezantuar nga prezantuesja e njohur shqiptare Alkea Vejsiu.

Soni është treguar shumë e zonja në këtë vallëzim, madje edhe më e zonja sesa këngëtarja kosovare Genta Ismajli, e cila po ashtu mori pjesë në edicionin e parë të këtij festivali. Soni ka prirë në të gjithë sondazhet që janë bërë nëpër forume të ndryshme interneti, ndërkaq edhe juria ka vlerësuar vallëzimin e këngëtares, pasi që ajo ka bërë lëvizjet e duhura që kanë shkuar.

Nga votimet në sondazhin e bërë, Soni Malaj duket se pëlqehet më shumë. Kjo për vetë faktin se fansat kanë thënë se këngëtarja ka formën e duhur trupore, mënyrën e komportimit me partnerin dhe seriozitetin që ka në përgatitje pasi puna e saj në spektakël duket.

Befasi në këtë emision ka qenë edhe këngëtarja Eli Fara, e cila në njëfarë mënyrë ka mundur vitet e saj për të pasur një paraqitje shumë të denjë në të. Më së shumti kanë zhgënjyer ata prej të cilëve juria ka pritur më së shumti.

Genta Ismajli është dridhur më shumë se duhet në paraqitjen e saj, ndërkaq edhe Big Mama dhe disa këngëtarë të tjerë kanë zhgënjyer adhuruesit e tyre. “Dancig with Stars” mund të sjellë edhe një befasi për publikun shqiptar, madje edhe këngëtarë të panjohur.

2 KOMENTET

  1. soni je me e mira me e bukura he me e zgjuar soni je yll je me e mire se genta se eli dhe te gjithe je me e mita 🙂 te duam shume

  2. je yll soni cdo keng tende e di je permendessh ke kenge shume te bukura dhe vet je e bukur soni je shume e mire (k)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here