sonimalajThotë se me lindjen e vajzës, Annës, është bërë më e kujde-sshme në përzgjedhjen e koncerteve, siç pohon nga ana tjetër, se njerëzit për të cilën mendon menjëherë pas mbrëmjeve ‘live’, janë e bija dhe bashkëshortiMirko. Soni Malaj, ylli i muzikës shqiptare rrëfen në këtë intervistë për suplementin “Bluetooth” të rejat e jetës private dhe profesionale. Nga vera e koncerteve të ndërthurura me pushime, tek bashkëpunimi e menaxhimi i Aldo Bardhit, konkurrentit të saj në “X Factor 2”. Zhvillimet e orës së fundit në jetën e artistes ‘hit’, që mungoi për dy vite, e që me këtë rikthim provoi se skena ka nevojë për të.

Si ka nisur kjo verë për ty Soni?
Pse, ka ardhur stina e verës?! (qesh) Kjo verë ka nisur mirë, me shumë projekte. Më lejo të përshëndes të gjithë lexuesit e ‘Bluetooth’ dhe të gjithë redaksinë e “Gazeta Shqiptare”, pasi u bënë ca kohë që nuk kam dhënë intervistë për ju (buzëqesh).
Ke pushuar ndopak?
Kam përfituar nga ditët ndërmjet koncerteve për të pushuar pak me Mirkon dhe vajzën.
Cilat vende preferoni zakonisht për të bërë pushime?
Kemi qenë në Venezia, por edhe në jug të Shqipërisë.
U je rikthyer fuqishëm koncerteve; si të priti publiku yt?
Më priti vërtet shumë mirë, ndoshta edhe pse u kam dhënë një
dimension tjetër performancave të mia. Koncertet po i bëj me dy instrumentistë
të shkëlqyer, të cilët janë edhe miq të vjetër që nga hapat e parë të karrierës
sime. Ata janë Brikel Guga, saksofonisti i grupit tonë të parë “Spirit Voice”,
dhe në tastierë, kompozitori, orkestruesi dhe këngëtari Sajmir Çili. Jemi një
grup fantastik (qesh).
Të kishte marrë malli për këtë axhendën e
ngjeshur?
Në fakt më kishte marrë pak malli, por tani jam nënë e
një vajze një vjeç e gjysmë dhe nuk mund të ndjek të njëjtën axhendë. Po bëj një
përzgjedhje mjaft të kujdesshme të koncerteve.
Me Annën si ia bën, e
merr me vete?
Jo, Annën nuk e marr me vete. Unë mbaroj koncertet
dhe vrapoj tek ajo dhe Mirko.
A ju kërkon ajo, ty edhe Mirkon?

Anna ka një zakon që, edhe kur jemi aty, gjithë kohës thërret
“mami, babi” (qesh).
Marrëdhënia juaj po shkon shkëlqyeshëm besoj,
edhe pse larg?
Jo dhe aq larg, se distanca Romë-Tiranë është vetëm
një orë larg. Ne diskutojmë çdo gjë bashkë dhe vendimet i marrim bashkërisht, e
respektojmë pafund njëri-tjetrin… Kjo është arsyeja e ecurisë së marrëdhënies
sonë.
Sa shpesh takoheni?
Shumë shpesh! Dashuria na bën
të mos rrimë dot për një kohë të gjatë larg njëri-tjetrit.
Vazhdon
të ruash format perfekte; do të na e tregosh sekretin?

Faleminderit! Shpenzoj kohë në palestrën time të dashur “Fitness
Practica”. Profesorët Vullneti dhe Brusi e kanë me shumë merak formën time
trupore dhe gjatë gjithë kohës merren me programin e stërvitjes sime, duke
filluar që nga ushqimi.
Ndërkohë duke iu rikthyer muzikës, pritet që
shumë shpejt të publikosh hitin tënd të verës, në bashkëpunim me Aldon… Me kë
ke bashkëpunuar dhe sa komod është për ty roli i menaxheres?
Unë e
kam thënë që në ‘X Factor’, që në pamundësi për t’i marrë të gjithë çunat në
menaxhim, do merrja atë që do t’i afrohej më së shumti çmimit të madh. Ai ishte
Aldo dhe ja tani është nën menaxhimin tim, jo vetëm në sajë të talentit të tij
të padiskutueshëm, por edhe të përkushtimit me seriozitet në punë. Po ashtu edhe
falë respektit që tregon ndaj meje, Aldo ma bën menaxhimin e tij shumë më të
thjeshtë. Kënga është një kompozim i Vig Popa dhe Big Bang, dy djem shumë të
talentuar dhe me një botë artistike të madhe.
Është i vështirë
menaxhimi i karrierës për një këngëtar të ri? Po e bën këtë ngaqë vetë e ke
pasur të vështirë, apo ka ndonjë arsye tjetër?
Në rastin tim jo dhe
aq shumë; jo vetëm për të gjitha cilësitë e Aldos që përmenda më sipër, por edhe
sepse këtë rrugë e kam bërë njëherë vetë, kur ishte e pashtruar. Kam mësuar nga
gabimet e mia, ndaj me Aldon do të mundohem që gabimet të jenë sa më të pakta
dhe sa më të vogla.
Do të jesh edhe këtë vit pjesë e “X Factor”?

Po, do të jem edhe sivjet pjesë e jurisë së “X Factor” dhe do të
kem një kategori mjaft interesante.
Përfundimisht vendose të jetosh
me ne (në Shqipëri)?
Unë vazhdoj të jetoj mes Italisë dhe
Shqipërisë.   Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here