Soni Malaj dhe Gena vin më bashkëpunimBashkëpunimeve të shumta muzikore të realizuara këtë vit po i shtohet edhe një tjetër mes Soni Malajt dhe Genës.Këtë e ka bërë të ditur vetë Soni përmes rrjeteve sociale duke publikuar një fotografi së bashku me Genën në studio, transmeton Telegrafi.

Artistët nuk kanë dhënë detaje rreth këtij projekti duke dashur që të mbesë befasi deri në realizimin e plotë të tij.

Ndryshe Gena sapo ka publikuar projektin e tij të fundit të titulluar “Jo pa ty”, ndërsa Soni, e cila sapo është ndarë nga bashkëshorti, italiani Mirko, projektin e fundit e solli gjatë muajit maj të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here