Soni Malaj dhe Ermal Mamaqi përplasen në rrjetet sociale për çështje private e familjareDitën e djeshme portali Xing.al i cili drejtohet nga moderatori i njohur Ermal Mamaqi kishte publikuar një artikull mbi historitë e dashurisë të këngëtares Soni Malaj. Ka qenë pikërisht ky lajm pikënisja e një përplasje virtuale mes dy miqsh të vjetër si Ermali dhe Soni për çështjet e tyre private.

Këngëtares duket se nuk i ka pëlqyer shumë fakti që portali shkruante se Soni i “braktiste” të dashurit e saj. Në artikull përmendeshin dy nga marrëdhëniet që Soni ka patur me personazhe të njohur të ekranit, Flori Mumajesi dhe balerini italian Mirko me të cilin këngëtarja ka edhe një vajzë.

Por nuk ka vonuar dhe ka qënë i menjëhreshëm reagimi i këngëtares Soni Malaj nëpërmjet një postimi në Instagram-in e saj, ka publikuar një foto të Ermal Mamaqit me bashkëshorten e tij Amarda Toska bashkangjitur të cilës ka shkruar: “Lajm i ditës: Ndahet Ermal Mamaqi nga Ami. Ajo e kap me një vajzë tjetër.”

soni

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here