Ndërsa në televizionet muzikore transmetohet kënga e saj e fundit “Kalle”, askush nuk di ku gjendet Soni Malaj.
E fundit herë që u pa në publik me të fejuarin e saj, balerinin italian Mirko, ishte nata finale e festivalit “Top Fest”, gati dy muaj më parë. Që prej asaj kohe, asnjë lajm për të…
Asnjë koncert ku të afishohej emri i këngëtares…Në Shqipëri të paktën, jo. Por ja që ne kemi zbuluar vendndodhjen e saj.
Soni Malaj së bashku me Mirkon gjenden në Spanjë. Çifti i lumtur po shijon në maksimum lidhjen e tyre dhe për këtë duket se këngëtarja, të paktën për momentin është larguar nga muzika, pikërisht për t’iu përkushtuar sa më shumë njëri-tjetrit.
Thuhet se Soni dhe Mirko kanë zgjedhur jo thjesht të pushojnë në këtë verë të nxehtë në Spanjë, por të jetojnë atje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here