Soni Malaj vazhdon të jetë njëra prej këngëtarëve më të dashura për shqiptarët, edhe pse qe një vit u mungon skenave të festivaleve e spektakleve muzikore. Këngët e saj vijojnë të dëgjohen e pëlqehen shumë nga publiku, ndërsa ajo aktualisht është duke zhvilluar jetën e saj përkrah të fejuarit Mirko në Spanjë.

Ata janë kthyer në sipërmarrës dhe mësohet të kenë ngritur një biznes që po ecën shumë mirë. Ndonëse ky largim nga skena u mendua se erdhi si pasojë e një pushimi për të cilin këngëtarja kishte nevojë, nga të rejat që thuhen për të nuk rezulton kështu. Ditët e saj janë të mbingarkuara për shkak se është ajo që duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e biznesit.

Bashkëjetesa me Mirkon po shkon për mrekulli dhe gjasat janë shumë të mira për një martesë mes çiftit.

Sa i përket karrierës muzikore, shumë shpejt do të vijë bashkëpunimi i këngëtares me një grup të njohur kosovar dhe ka shumë mundësi që Sonin të kthehet në Shqipëri, për të marrë pjesë në koncertet gjatë fushatës elektorale.

Një tjetër befasi e këngëtares është se ajo mund të shndërrohet në imazhin e kompanisë “American Cola” për Kosovën. /Bluetooth

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here