Anëtaret e “Spirit voice” ishin vajzat e para që dolën me klipin e tyre në një kabriolet, që ecte me shpejtësi, realizuar per kengen“Fuoristrada”. Soni Malaj ishte më e vogla e grupit, që u krijua 12 vite më parë.

Soni, që atëherë vetëm 14 vjeçe, vazhdoi vetëm karrierën muzikore pas largimit të vajzave të grupit një nga një.

Por pas shumë vitesh që kanë kaluar prej se grupi është shpërberë, ajo ka menduar të ribashkojë grupin, gjë që ka arritur ta bëje.

Gjatë kësaj jave ato i janë përveshur punës, dhe kanë qëndruar për disa orë në studio të incizimit.
Sipas asaj që Soni paralajmëron, bëhet fjalë “për një projekt mjaft interesant”, që vajzat po realizojnë së bashku.

Ndoshta vajzat duan të riprovojnë suksesin e dikurshëm të grupit “Spirit Voice”, që e shijuan në periudhën kur nuk kzistonte ndonjë grup tjetër në Shqipëri vetëm me femra. Në intervista të ndryshme, Soni e ka cilësuar si “një periudhë të paharrueshme në aspektin profesional” eksperiencën në grup.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here