Sofia Vergara: Do të doja të mos isha e famshmeAjo është kolumbiania me një sens humori fantastik dhe rrallëherë zhvillon intervista serioze. E ftuar në emisionin e Harry Connick Jr, Sofia Vergara tregon sesi do të kishte qenë jeta e saj nëse nuk do të ishte e famshme.

Mesa duket 44-vjeçarja paska një ëndërr shumë të madhe në sirtar pasi ajo tregon se dëshironte të bëhej një doktoreshë dhe se është penduar që ndërpreu studimet për t’i hyre fillimisht karrierës si modele që 15-vjeçe.

Sofia shprehet se studimet për mjekësi kërkojnë vite të tëra studimi dhe kështu për të realizuar disi ëndrrën e saj ajo nisi studimet për stomatologji. E penduar ajo tregon se këto studime i vazhdoi vetëm dy vite pasi karrierës së saj si modele po i shtohej aktrimi.

“Nëse do të mund ta ktheja kohën pas do të doja të mos isha e famshme. Do të doja një jetë mondane dhe mjekësia do të ishte pasioni dhe profesioni im”, shprehet Sofia per Harry Connick.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here