Reperi amerikan paraburgoset në Norvegji, pasi që ka hyrë në këtë vend me marihuanë dhe sasi të madhe të parave kesh.

Doganierët norvegjez kanë refuzuar të konfirmojnë spekulimet mediatike duke thënë që një artist amerikan ka hyrë në Norvegji me sasi të vogël të marihuanës, të cilën e ka zbuluar qeni i doganës.

Sipas ligjit norvegjez, zyrtarët e policisë e kanë të ndaluar të përmendin me emër të dyshuarit.

Një doganier i paidentifikuar ka thënë që reperi po ashtu ka pasur me vete sasi të madhe të parave kesh, më të madhe se sa është e lejuar me ligjin norvegjez, për ç’arsye menjëherë është dënuar me 52.000 kruna (8.600 dollarë).

Snoop është dashur të performojë në festivalin e muzikës në Kristiansand. Reperi në janar të këtij vitit, për të njëjtën arsye është arrestuar edhe në Teksas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here