Snoop Dogg do të bëjë një emision televiziv, në të cilin do të zbulojë talentet më të mirë nga “lagja”.

Reperi ka thënë se ai e ka hedhur poshtë një ofertë për të qenë pjesë e jurisë së versionit amerikan të “X-Factor”, por ka thënë se dëshiron të bëjë një program që do të zbulojë talente nga zhanri i tij i muzikës.

“American Idol dhe X Factor janë emisione të mira, por unë mendoj të bëj diçka që i përshtatet natyrës sime artistike”, tha Snoop Dogg, i cili vitin e kaluar këndoi në Prishtinë. Emisioni pritet të quhet “Snoopermarkets”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here