Legjenda e repit amerikan, Snoop Dogg, shprehu “dëshpërimin e tij të thellë” për mësimin e lajmit të ndarjes nga jeta të reperit Nate Dogg, një ditë më parë, në moshën 41-vjeçare.

Të dy reperët kanë patur një histori të gjatë bashkëpunimi dhe suksesi. “Nate, përjetësisht në zemrat tona si një legjendë e vërtetë e hip-hop dhe R&B”, shkroi Snopi në faqen e tij të “Twitter”.

”Ai ishte një prej miqve të mi më të mirë, një vëlla i vërtetë, që kur u takuam për herë të parë në gjimnaz, në vitin 1986. Do të dua gjithmonë vëlla”.

Ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes së Nate Dogg, por dihet se gjysma e trupit të tij mbeti e paralizuar në dhjetor 2007, pasi një pësoi një infarkt.

Nate Dogg nisi karrierën e tij me Snoop-in dhe Warrren G. në fillimin e viteve 1990, si një trio repi në Long Beach, e quajtur 213.

Ashtu si Snoop Dogg, edhe Nate bashkëpunoi në karrierën e tij të suksesshme me gjigantë të muzikës si Eminem, 2-Pac Shakur apo Ludacris.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here