Snoop Dogg është vënë nën zjarrin e kritikave pasi ka promovuar një pije energjike alkoolike, ndërsa problemi në gjithë këtë është se autoritetet kanë frikë se brendin pritet ta përdorin të rinjtë.

Reperi është fytyra e Blast nga Colt 45 dhe ai tashmë ka xhiruar një video promovuese për t’i dhënë shtytje brendit para lansimit të tij muajin e ardhshëm në SHBA.

Aktivistët e të drejtave të njeriut tani në Amerikë kanë vënë gishtin e tyre tregues me Snoop Dogg.

“Quhet Colt 45 Blast për shkak se ata po tentojnë t’i shkatërrojnë mendjet e të rinjve. Snoop Dogg, ti më shumë se të gjithë të tjerët e di se çfarë u ka bërë alkooli njerëzve. Kur fusni një Colt 45 në gojë, ju vërtet ia jepni atë trurit tuaj”, theksoi Paul Scott – aktivist.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here