Hollywood tani e ka përqëndruar vëmendjen tek aktorja polake, një emër relativisht i ri, Kasia Smutniak.
Ajo ka prezantuar filmin e saj të ri në Paris, ku ka shkelur në tapetin e kuq, si protagonistja e premierës.
From Paris With Love dhe Kasia, kanë rëmbyer vëmendjen e mediave në Paris.
Në këtë film përkrah saj luajnë edhe aktorët John Travolta dhe Jonathan Rhys Meyers.