Këngëtarja Mihrije Braha, përveç dedikimit ndaj muzikës, shumicën e kohës ia dedikon familjes së saj, si nënë dhe bashkëshorte.

Ajo ka një marrëdhënie perfekte me Platorin, e po kaq në harmoni është edhe me bashkëshortin, Naimin, për të cilin thotë se nuk e imagjinon dot jetën pa të.

Pikërisht këtyre ua dedikon edhe pamjen rinore që gëzon, duke thënë se ky është sekreti i vetëm.

Mihrija, në intervistë për ”Mapo” ka folur gjerësisht për marrëdhënien bashkëshortore me Naimin:

”Ka shumë mirëkuptim në mes nesh. Nuk mund ta imagjinoni dot. Nëse kemi patur zënka të vogla kudo në shtëpi, në skenë apo në një ambient tjetër, ato më shumë i kanë ngjarë një debati me hyrje, shtjellim dhe konkluzion e asnjëherë zënka me përmbajtje primitive.”

Pas njëzet vitesh martesë, Mihrija ka thënë se mes tyre nuk ka më xhelozi:
”Jemi bërë imunë në këtë gjë. Nuk ka shumë xhelozi mes nesh. Ka shumë dashuri. Besoni, asnjëherë s’lodhem së dashuruari Naimin.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here