DJ i Slipknot ka zbuluar se bendi do të rikthehet në studio vitin e ardhshëm për të regjistruar albumin e parë që prej vdekjes së basistit Paul Gray.

Shumë anëtarë të bendit kishin menduar se pas vdekjes së Gray në vitin 2010 nuk do të kishte më asgjë nga Slipknot, por në fakt ata do të rikthehen më të fuqishëm se kurrë pas albumit të vitit 2008 “All Hope Is Gone”.

“Ne e kemi festivalin Mayham këtë vit dhe pas pushimit dimëror ne do të kthehemi në studio. Në fakt, pas mbarimit të turneut ne do të jemi në studio për të përgatitur rikthimin e Coreyt e duke e mbajtur atmosferën të nxehtë”, ka thënë Wilson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here