Legjenda e rokut, Slash, është nderuar me yllin e 2.473-të në bulevardin e të famshmëve në Hollywood.

Kitaristi i njohur zbuloi pllakën e tij të martën, ndërsa bëhet anëtari i parë i “Guns N’ Roses” që merr këtë nderim historik.

Nga të pranishmit në ceremoni ishte edhe aktori Charlie Sheen, i cili bëri shaka me frontmenin e “Guns N’ Roses”, Axl Rose.

“Është shumë e përshtatshme që Slash merr një yll në rrugën ku një ditë do të flejë pikërisht Axl Rose…”, tha Sheen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here