Slash në albumin e ri të Rihannas Këngëtarja e muzikës R&B, Rihanna, ka ftuar kitaristin legjendar, Slash, që të jetë pjesë e albumit të saj të ri.

Hitbërësja e këngës “Umbrella” ka hyrë në studio me ish-kitaristin e “Guns N’ Roses”, për të incizuar këngën “Rockstar 101”, e cila do të përfshihet në albumin “Rated R”.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna po bashkëpunon me muzikantët e zhanreve të tjera.

Ajo më herët ka bashkëpunuar me rokerët e grupit “Maroon 5”, si edhe me yllin e muzikës pop, Justin Timberlake. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here