Ish-kitaristi i “Guns N’ Roses”, Slash, ka mbështetur vendimin e vokalistit Robert Plant, që të mos riformohet grupi legjendar “Led Zeppelin”.

Anëtarët e “Led Zeppelin” u bashkuan në vitin 2007 për të mbajtur një koncert në Londër, derisa bateristi i ndjerë John Bonham, u zëvendësua nga djali i tij Jason Bonham.

Mirëpo, më pastaj Plant refuzoi të ‘ringjallë’ bendin për një turne, edhe pse anëtarët tjerë dëshironin një gjë të tillë.

Kur Robert Plant tha se nuk dëshiron turne pas koncertit të rikthimit, mendova se kishte të drejtë. Ishte një mbrëmje e veçantë, që nuk duhet prishur”, është shprehur Slash për revistën britanike GQ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here