Kënga e cila në festivalin “Polifest” në vitin 2008 fitoi dy çmime atë të publikut dhe kënga më e mirë pop, këto ditë ka filluar të bëhet hit edhe në shtetin serb.

Nuk bëhet fjalë që kënga e Dafinës po trasmetohet atje, por këtë këngë e ka pëlqyer dhe e ka përshtatur në versionin serb këngëtarja Sladjana Delibasic, dhe atë pas dy vite. Ne kontaktuam të dy këngëtaret, derisa për këtë rast Dafina tregon se edhe të huajt na kopjojnë.
Kënga e cila në festivalin “Polifest” në vitin 2008 fitoi dy çmime atë të publikut dhe kënga më e mirë pop, këto ditë ka filluar të bëhet hit edhe në shtetin serb. Nuk bëhet fjalë që kënga e Dafinës po trasmetohet atje, por këtë këngë e ka pëlqyer dhe e ka përshtatur në versionin serb këngëtarja Sladjana Delibasic, dhe atë pas dy vite.

Ne kontaktuam të dy këngëtaret, derisa për këtë rast Dafina tregon se edhe të huajt na kopjojnë. “Këtë këngë e ka punuar Genc Prelvukaj kur unë kam qenë pjesë “Grammofon Entertainment” në vitin 2008.

Ka shumë fjalë që shqiptarët kopjojnë shumë nga këngëtarë të tjerë jashtë Kosovës, por këtu shihet që edhe këngëtarët jashtë Kosovës na kopjojnë neve, edhe pse unë deri tash kurre nuk kam huazuar asnjë këngë”, thekson Dafina, derisa këngëtarja serbe e dinte që origjinali i këngës vinte nga Kosova.

Ajo këngën e ka titulluar “Slikaj me” që në shqip do të thotë “Më fotografo”. “Unë jam me prejardhje nga Kosova, ndërsa atje kam disa miq të cilët meren me muzikë në Prishtinë, ata më kanë sugjeruar këtë këngë, mua më ka pëlqyer shumë dhe e kam përpunuar.

E gjithë Estrada jonë kopjon këngë por këtë fakt askush nuk dëshiron ta pranojë. Ky lloj muzike “R and B” tek ne nuk është shumë i popullarizuar pasi publiku dëshiron këngë turbo folk dhe popullore”, ka theksuar, këngëtarja Sladjana Delibasic.

Ndërsa këngëtarja kosovare nuk nguroi të tregojë disa të reja sa i përket muzikës, së shpejti do të bëj një promovim të klipit më të ri “Rock this club” që e ka punuar në Australi, kurse pastaj pritet të fillojë edhe sezonën e koncerteve gjatë stinës së verës./yllipress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here