Në një vend të plagosur nga sulmet talibane dhe grindjet politike, regjisori Hammad Khan ka gjetur veten të zotëruar nga një ‘krijesë’ që prek në mënyrë të thellë dembelinë e Pakistanit.

Ky realitet janë të rinjtë e kryeqytetit pakistanez të veshur me xhinse të ngushta që pinë kafe, të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të qytetit. Në fakt kjo nuk është ndonjë histori e jashtëzakonshme. Por Khan e tregoi këtë. Rezultati i këtij tregimi është filmi “Slackistan”, i pari për pakistanezët dembelë.

E çfarë është më e rëndësishmja filmi nuk ka armë e as bomba. Ai tregon një anë të këtij kombi të Azisë Jugore që është parë rrallë në Perëndim, nga hiri që mediat amerikane dhe evropiane i hedhin publikut për këtë territor ku ashiqare funksionon fundamentalizmi islamik.

Gjërat kanë shkuar keq e më keq në Pakistan. Shikoni këta fëmijë dhe pyesni vetën: ‘A ka ndonjë gjë që ndikon tek ta?’”, ishte pyetja që Khan, i kishte shtruar një anglezo-pakistanezi që jeton në Londër. Ani pse kishte bërë pyetjen, ai vetë ishte përgjigjur.

Nuk është faji i tyre. Ata janë 20-21 vjeç dhe janë në kërkim të vetes. Dhe këtu hyn në punë dembelia”, kishte thënë Khan, një vit më parë. Filmi, i xhiruar në anglisht, rrëfen për 20-vjeçarët të cilët janë të mërzitur me gjithçka që ndodh në vendin e tyre. Në fakt ata vetëm rrinë. Dhuna krijon ose vdekje ose dembeli. Me të parën janë ngopur, ndërsa për të dytën vetëm sa u shtohet uria”, ka thënë Khan.

Mirëpo, ata nuk e përfaqësojnë shumicën e pakistanezëve, të cilët jetojnë në varfëri, por janë ende një shumë reale demografike”, ka shtuar ai duke folur për grupet e personifikuara në film.

Personazhi kryesor, Hasan, është një regjisor që aspiron kinematografikë amerikane. Një nga miqtë e tij, një grua e re, është duke medituar në SHBA, ndërsa një tjetër mik është duke u përpjekur që të shmangë “biznesin” e haraçit. Të gjitha këta personazhe funksionojnë në një ambient të zhytur në dhunën politike që nuk lejon daljen nga guaca e mjerimit.

Mungesa e luksit, si duket, krijon këtë dembeli”, thotë Khan. Secili prej këtyre njerëzve kalon nëpër këtë lloj të universales”, ndërhyn Shahana, njëra prej aktoreve në film.
Për në disa mënyra, Islamabad është vetë karakteri i saj në film. Ky është qytet që gjithmonë fle. Paradoksi qëndron tek zhurma që krijohet nga të shtënat dhe bombat që mund të shpërthejnë në çdo moment. Kjo është dembelia jonë”, ka thënë ajo. Filmi parqet gjithashtu shumë pamje të qytetit, nga kodrat e mrekullueshme të blerta, pikat e shumta të kontrollit e deri te lagjet e varfra.
Khan, (33) ka studiuar drejtësinë, por merret me prodhimin e filmave. “Slackistan” është filmi i tij i parë, i cili, ani pse ka vetëm një javë që po jepet në kinematë e kontinentit të Azisë, ka marrë kritikat më të mira nga filmbërësit. Por nuk është pritur mirë nga autoritetet pakistaneze.

Shtetit nuk i pëlqejnë elementet urbane në filmin tim, i cili paraqet djemtë e rrugës, të rinjtë të cilët kanë idhull Martin Scorsesenë dhe shikojnë filma erotikë kur janë në shoqëri”, ka thënë Khan. Teksa filmi po i bën xhirot e tij në shtete të tjera, autoritetet në Pakistan e kanë ndaluar shfaqjen e tij. Kushti i tyre ka qenë heqja e pjesëve ku të rinjtë pakistanezë personifikohen si modernë, perëndimorë e të degjeneruar.

Realisht ata i kanë të gjitha këto. Të rinjtë janë edhe dembelë, njashtu sikur një të riu në Londër që nuk i bëhet vonë për asgjë”, ka thënë Khan. Por kur është fjala për dembelinë, kjo demantohet në një aspekt. Për vetëm 10 ditë, “Slackistan” është shitur në qindra e mijëra kopje në DVD pirate në Pakistan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here