Skivi me Samantën në lidhje?Bashkëpunimi i tyre i fundit për këngën “SS” ishte mjaft i suksesshëm, por Skivi dhe Samanta duket se ndajnë diçka më shumë se thjesht marrëdhënie profesionale. Dy këngëtarët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, e për një lidhje të mundshme mes tyre flitet prej kohësh.

E ndërsa deri tani asnjë nga dy këngëtarët nuk ka dhënë një deklaratë për këtë raport, Skivi ka publikuar së fundi një foto, ku është në përqafimin e Samanta Karavellës.

Vetë reperi ka zgjuar dyshimet, ndërsa përkrah fotos pyet, “Skivi në lidhje?”, por adhuruesit e reperit nuk kanë vonuar të identifikojnë këngëtaren shqiptare, ndërsa i kanë uruar të dy për lidhjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here