skivi-duet-me-adrianin-dhe-florianin_hdVisar Shala, i njohur në publik si SkiviSkillz, së shpejti do të sjellë një këngë të re duet me Adrian Gaxhën dhe Florianin.

Visari duket se u është përveshur punëve rreth këngëve të reja, shkruan gazeta Tribuna. Pas bashkëpunimeve të shuma me këngëtarë të ndryshëm, përmes rrjeteve sociale ai ka njoftuar se është duke punuar në një këngë e cila do të vijë në trio.

Sipas këngëtarit, ai shpejt do të sjell këngën e re në bashkëpunim me Adrian Gaxhën dhe Florianin, këngëtarin që Gaxha e kishte marrë si të ftuar në dy këngë radhazi.

Për këtë bashkëpunim ka njoftuar edhe Adriani përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka treguar se ai dhe këngëtari i vogël simpatik tashmë ndodhen në Prishtinë. Por, asnjëri nga këngëtarët nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjyrën e këngës, apo zhanrin që do të sjellin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here