Skillzat hapin kafe ‘Clip caffe Skillz’Hapja e kafeneve të reja në kryeqytetin e Kosovës dita ditës po shkon duke u rritur. Dy anëtarët e rep-grupit të njohur kosovar Skillz,Visari e Ledri përveç muzikës kanë filluar të merren edhe me një biznes tjetër.

Kjo kafene nga Visari e Ledri ka marrë emrin ‘Clip caffe Skillz’ dhe në të dëgjohet vetëm muzikë hip-hop. Derisa në muzikë kryesisht menaxhon Ledri, Express ka mësuar se kafeterinë më shumë e menaxhon Visari.

Visari i ka thënë Express’it se sa për fillim është i kënaqur me punën që po bëhet në kafeterinë e tyre dhe beson se në ditët në vijmë do t’i shtohet puna.

Visari tha – duke qeshur – se i vjen mirë që me këtë rast ka kontribuar në uljen e papunësisë në Kosovë, ngase në këtë kafeteri janë punësuar rreth gjashtë persona.

3 KOMENTET

  1. ejj une jom arjanita babatinca ej shum mir jeni dal veq vazdoni
    ju duaa shum jeni ma te mirtit ne bot qaoo

  2. the best 4 ever o ma tmirt jeni nbot as kengtari usher sun ja shkon ju dua dyve

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here