Rep grupi i njohur kosovar “Skillz” në përbërje të Ledri Vulës dhe Visar Shalës po dominon në tregun muzikor me mjaft suksese.

Ata gjatë muajve të fundit lansuan në treg këngët “High” dhe “Dokna mirë” në bashkëpunim me Tingullin e 3-nt. Ata tani janë pjesë e “Baba Star” dhe angazhimet e tyre nuk kanë të ndalur.

Kohëve të fundit Ledri thotë se janë në përgatitje të ueb-faqes së tyre në të cilën adhuruesit do të informohen për çdo gjë që ka të bëjë me grupin.

“Kemi nisur përgatitjen e ueb-faqes sonë, e cila do të jetë një ndihmesë për të gjithë që duan të informohen për punën dhe aktivitetet tona muzikore”, ka thënë ai për “Zëri”.

Sipas Ledrit gjatë këtyre muajve pritet edhe lansimi i albumit të tretë të tyre në të cilën janë duke punuar vazhdimisht. “Projekti ynë i radhës është lansimi i albumit në të cilën jemi duke punuar intensivisht” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here