Rap grupet nga ‘labeli’ Baba Records, Skillz dhe Tingulli 3nt, kanë filluar regjistrimin e super bashkëpunimit të tyre të shumëpritur, titulli i të cilit ende nuk dihet.

Lajmin e konfirmoi Ledri Vula i Skillz me anë të profilit të tij zyrtar në Twitter, ku pos tjerash lansoi edhe një video ku shfaqet në studio me reperin Big Xik të grupit Tingulli 3nt dhe me Visarin.

“N’studio tu inqizzu me Tingullin”, shkroi Ledri në Twitter.

Bashkëpunimi i Skillz me Tingullin e 3nt vjen si pjesë e albumit të ri të grupit me antarë Ledrin dhe Visarin, ndërsa lansimi i hitit pritet të bëhet gjatë muajit Maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here