I paralajmëruar si një mega koncert që për herë të parë performonin bashkë grupi Skillz dhe Dafina Zeqiri në Malmo të Suedisë, vend ku ka banuar për vite këngëtarja Zeqiri me familjen e saj, si duket nuk ka kaluar ashtu siç e kishin paralajmëruar dhe parashikuar as organizatorët, por as vetë këngëtarët.

Siç mësojmë nga burime të sigurta në Suedi, vendi ku Dafina ka banuar për shumë vite, nuk e kishte mirëpritur si duhet këngëtaren.

Në koncert nuk kishte pasur më shumë se 250 bileta të shitura, edhe pse bëhet fjalë për një këngëtare shumë të njohur, si dhe një rep grup shumë të pëlqyer, ndërsa vetëm në Suedi thuhet se jetojnë më shumë se 15 mijë shqiptarë.

Ende askush nuk mund ta besojë këtë fiasko që kishte pësuar Dafina dhe Skillz, por nuk besohet që në një vend ku ke jetuar për vite të tëra dhe në fund shqiptarët të mos të duan!? Kjo sigurisht është e pabesueshme. Vendi ku është mbajtur koncerti kishte kapacitet të lartë, ndërsa ishte lëshuar me qira atë natë për dy organizatorët të cilët ishin kujdesur në maksimum, por që mbrëmja kishte kaluar suazat e asaj e kjo nuk ishte paramenduar.

Disa nga organizatorët e koncerteve atje pohojnë me shumë bindje se Dafina dhe Ledri janë në lidhje, dhe se reperi i kishte blerë dhuratë asaj një papagall për Ditën e të dashuruarve. Disa të tjerë thonë që ajo edhe një vit do të harrohet!/Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here