Babai i këngëtarëve Greta dhe Eni Koçi ka vjedhur nëpëmrjet mashtrimit një shumë prej 26 mijë dollarëve.

Të paktën kjo thuhet në tre vendime gjykate të ndërmarra në një hark kohore, prej afro 10 vjetësh por që deri më tani, pala e dëmtuar nuk ka mundur të sigurojë asnjë kacidhe. Bëhet fjalë për Thoma Kumarakun i cili ka mbetur viktimë e mashtrimit nga babai i këngëtarëve tëmuzikës pop.

Megjithëse ekziston edhe një akt-marveshje e noterizuar ku Fatmir Koçi njeh shumë e borxhit prej 26 mijë dollarësh, sërisht viktima nuk ka mundur të marrë asnjë qindarkë por endet dyerve të insitucioneve në kërkim të parave që duket se kurrë nuk do të përundojnë në xhepat e tij.

Mashtrimi

Vendimi i gjykatës së Apelit më datë 04.02.2003 dosjen “Koçi” ka marrë formën e prerë dhe në të sanksionohet se paditësi, Thoma Kumaraku është mashtruar nga i padituri Fatmir Koçi duke përfituar shumën prej 26 mijë dollarëve. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimet e dyshkallëve të tjera të gjyqsorit të cilat kanë sanksionuar rikthimin e shumës së parave të dëmtuarit Thoma Kumaraku.

Të njëjtin vendim ka marrë edhe Kolegji Civili I Gjykatës së lartë per rikthimin e shumës së 26 mijë dollarëve. Historia ka nisur në vitin 2001 kur i dëmtuari Thoma Kumaraku në kërkim të blerjes së një shpia ka depozituar në llogari të kompanaisë, “Aifa& CO”, nën pronësinë e Fatmir Koçit shumë prej 26 mijë dollarësh amerikanë për blerjen e një apartamenti në sipërfaqen 122m2, që do të ndërtohej nga shoqëria “Gora”. Sh.p.k.

Por gjatë procesit të shqyrtimit të dosjes në gjykatë është vërtetuar se “Aifa & CO”, pronën e z. Koçi nuk ka bërë asnjë pronotim për apartament banimi apo depozitim të hollash në shoqërinë “Gora” sh.p.k. për llogari të Thoma Kumarakut. Po kështu gjykata ka vërtetuar se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë marveshje mes ortakut të vetëm të shoqërisë “Aifa & Co”, Fatmir Koçit dhe shoqërisë “Gora” për të bashkëpunuar në shitjen e aparatameteve ndërkohë që është konfirmuar depozitimi në llogari të Fatmir Koçit shumë e të hollave nga i dëmtuari Thoma Kutumari. “Gjatë hetimit gjygjësor është vërtetuar plotësisht se shuma prej 26 mijë dollarëve amerikanë është arkëtuar pranë palës së paditur, “AIFA& Go”, në këmbim të një apartamenti. Nga gjykimi rezultoi se shuma e mësipërme nuk i është kthyer paditësit qoftë në total qoftë dhe në ndodnjë pjesë të saj”-thuhet në vendimet e gjykatave që detyrojnë Fatmir Koçin të kthejë paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit shtetesit Thoma Kumaraku.

Thoma Kumaraku: Ja si më mashtroi babai i këngëtareve Koçi

Kyr mbeti pas asnjë kacidhe është detyruar të punojë si rojë ndërkohë që endet dyerve të gjykatave dhe zyrave të përmbarimit në kërkim të parave të tij. Por deri më tani përcillet, me fjalët: “Janë vip nuk kemi çfarë të bëjmë”. Kjo është historia e Thoma Kumarakut I cili prej afro 10 vjetëve është në kërkim të parave të tij, të përfituara këto me anë të mashtrimit nga prindërit e këngëtarëve Greta dhe Eni Koçi. Në një intervistë për gazetën “Shekullin” Thoma Kumuraku trego se si është mashtruar nga babai i këngëtarëve Greta dhe Eni Koçi, mashkrim prej të cilit ai ka humbur 26 mijë dollar amerikan.

Z. Thoma si ndodhi që ju ratë preh e mashtrimit të Fatmir Koçit ku sot e kësaj dite ju ende jeni në kërkim të parave tuaja?

Në vitin 2001 umë erdha nga Saranda në Tiranë dhe si gjithë të tjetër doja të sistemohesha në kryeqytete. Me paratë që kisha mundur të kurseja deri në këtë kohë doja të blija një lokal që tëpunësoja veten dhe familjen time. Duke parë nëpër qytet një ambjent të përshtatshëm, aso kohe rashë në kontakt me Fatmir Koçin. Nuk e dija se kush ishte, apo cfare fame kishin fajzat e tij, por duke qenë se lokali që ai ofronte mu duk I përshtatshëm dhe me një çmim të leverdisëshm, ramë dakort që ta bleja. Porn ë fakt kurrësesi nuk mendoja se kjo ishte një skemë mashtrimi, pasi ajo që më interesonte aso kohe ishte që të nisja një jetë të re në tiranë sëbashku me familjen time. Por ambjenti për të cilin unë pagova aso kohe 26 mijë dollar amerikan rezulton që nuk I përkiste z. Fatmir Koçi dhe se gjithçka ishte inskenuar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuara.

Por ju çfarë bëtë pasi konstatuat mashtrimin?

Në fakt fillimisht I jam lutur Fatmir Koçit që të më jepte paratë që më detyrohej, por përveç mashtrimit dhe premtive asnjë nuk ka dhënë. I jam drejtuar organeve të drejtësisë ku në të gjitha shkallët e gjugjësorit më njihet e drejta e rikthmiti të parave pasi këtë sëhumë prej 26 mijë dollarëve zoti Fatmir Koçi I ka përfutuar nëpërmjet mashkrtimin.

Por deris a gjykata ju ka dhënë të drejtë, përse nuk ezkeutohet ky vendim?

Siç ju thashë unë kam 10 vjet që endem nëpër dyert e insitucioneve, gjykatë, prokurori, polici por mjegjithëse më japin të drejtë sërisht më përcjellin duke më thënë se janë personazhe vip dhe nuk kemi çfarë ju bëjmë. Ndërkohë që zyrtarisht llogarit bankare të Fatmir Koçit janë zerro. Nën emrin e tij nuk është regjistruar asnjë prej pasurive që këngëtaret Koçi deklarojnë se posedojnë. Pikërisht për shak të këtij arsyetimi unë sot e kësaj dite vazhdoj të endem nëpër insitucione pa ditur se kur dhe si do tëmund të siguroj parat e mia të cilat më janë marrë nëpërmjet mashtrimit të prindërve të këngëtareve të sukseshme Greta dhe Ani Koçi. Në këtë vend më sa duket pot ë jesh vip, mund të mashtrosh, të vjedhësh, të abuzosh më të tjerët ndërsa po që njëri I thjeshtë endesh nëpër dyert e insitucioneve ku gjithkund të përcjellin me fjalë të mira.Nuk di kujt t’i drejtohem më…….

Në një intervistë këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer mardhëniet e ngushta që ekzistojnë mes prindërve të saj që marrin çdo vendim përbiznesin e këngës

Greta: Po investoj paratë e fituara

Në një intervistë për një të përditshme shqiptare, Greta Koçi ka rrëfyer të ardhurat e saj që siguron nga shotja e albumeve dhe koncerteve në vende tëndryshme. Në këtë intervistë përveç suksesit ajo ka rrëfyar se me prindërit I saj ndan gjithçka, dhe se në çdo moment ata janë njerëzit më të rëndësishëm që vendosin për të ardhmen e saj, qoftë arstistike ashtu edhe finaciare.

Të komentojnë si një vajzë të re, të talentuar, që e menaxhojnë prindërit. Mendon se një ditë do t’i “braktisësh” ata, në kuptimin që një shtëpi diskografike mund të të menaxhojë?

Greta: Na janë afruar shumë kompani për të marrë të drejtën e menaxhimit tim artistik. Jemi në përfundim të negociatave me produksionin “Max Production”. Pavarësisht nga sipërmarrja e një kompanie, prindërit janë të pandarë pasi janë pjesë e vendimmarrjes sime.

Ndërkohë nëpër forume të ndryshme, shpeshherë komentet e kalojnë cakun e etikës. Sa e përgatitur jeni për ta përballuar këtë fakt?

Greta: Jam jashtë informacioneve të tilla, por në qoftë se ekziston si fenomen të them të drejtën do të shqetësohesha për shpifjen apo ofendimin. Gjithsesi mendoj se artistët duhet të vlerësohen për kontributin e tyre. Njerëzit duhet të jenë sa më realistë në gjykimet dhe vlerësimet e tyre.

Çfarë mendon se i bën të suksesshme vajzat e reja këngëtare sot?

Greta: Suksesi kërkon standarde. Secili suksesin e vlerëson në mënyrën e tij. Në gjykimin tim suksesi vjen duke pasur cilësi të mira vokale dhe teknike, përzgjedhje të muzikës dhe tekstit, ndërtimi i një imazhi të shkëlqyer moral e shoqëror.

Si është marrëdhënia jote me paranë?

Greta: Shpenzoj aq sa kam nevojë. Aktualisht jam në fazën që i vetadministroj paratë e mia.

Marrë nga “Panorama plus”

Afërdita Koçi: Im shoq nuk është në Shqipëri por Thomai gënjen për paratë

Megjithëse ekzistojnë vendime gjykate që Fatmir Koçi ka përfituar shumën prej 26 mijë dollarëve nëpërmjet mashtrimit, bashkëshortja e tij mohon këtë fakt. Afërdita Koçi e kontaktuar nga gazetarë për të thënë opinionin e tyre në lidhje me dosjen e siguruar për përvetësimin e 26 milion dollarëve, Afërdita jo vetëm që nuk pranon të flasë por edhe kryerjen e detyrës sonë për të marrë dy burimet e një hisotrie e quan presion. Për herë të parë kontaktuam me znj. Afërdita tre ditë më parë ku I kërkuam ta takonim mbi dosjen qe endet sa në një gjykatë në tjetërë. Znj Koçi pohon që ka dijeni për ngjarjen e përfolur por të dëmtuarin Thoma Kumaraku e quan mashtrues dhe se asnjë të vërtetë nuk ka në hisotrinë e saj. “ Kjo që thoni ju është mashtrim por Fatmiri do të kthehet pas dy ditësh dhe do ta sqarojë këtë hisotri”-tha tre ditë më parë nëna e Greta dhe Ina Koçit.

Por poasi e morëm sërisht znj. Afërdita Koçi tha se I shoqëi kthej në fund të javës dhe është pa pamundur për të forlur për këtë çështje. Madje faktin që po e rikontaktonim nëna e Greta dhe Ina Koçit e quan presion. “Ju nuk e dini me kë po merreni, do më shihni se kush jam unë”-e mbyll telefonin nëna e Greta dhe Ina Koçit pasi e kontaktum të denim të vërtetën e saj për vjedhjen nëpërmjet mashtrimit të shumës prej 26 mijë euro të Thoma Kumarakut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here