Skandali seksual i Tiger WoodsitSkandali seksual i Tiger Woodsit ishte një ndihmë për publikimet në internet, megjithëse nuk ka gjeneruar sasinë e njëjtë të trafikut në internet sa vdekja e Michael Jackson apo inaugurimi i presidentit Barack Obama.

Google Inc. dhe Yahoo, që përbëjnë më shumë se 80 për qind të të gjitha kërkimeve në internet në SHBA, thonë se ka pasur një trafik të madh të njerëzve që kërkonin informacione për yllin e golfit dhe aferat e tij jashtëmartesore.

Yahoo thotë se kërkimet për emrin e Woodsit janë shtuar për 3 900 për qind në krahasim me 30 ditët e fundit para skandalit.
As Google e as Yahoo nuk kanë specifikuar numrin e njerëzve që kanë bërë kërkime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here