Kim KardashianPas zhurmës që shkaktoi filmi erotik që ishte xhiruar në vitin 2007 me ish-të dashurin e saj, Ray J, tashmë dalin në dritë skandale të reja erotike.

Sipas Julian St. Jox, veteran në filma për të rritur, Kim Kardashian jo vetëm që kishte kaluar një natë plot pasion me të, por ka marrë pjesë edhe në një orgji!

Nëse është e vërtetë kjo që thotë Julian, nuk mund ta themi me siguri. Gjithsesi, nëse në fjalët e tij ka fije të vërtete, këto skena Kardashian do të donte t’i harronte njëherë e përgjithmonë.

Sipas veteranit të seksit, ai u njoh me kim në shtator 2011, kur ajo ishte vetëm 20 vjeçe. Takimi u bë në një party, ku Kim kishte shkuar e shoqëruar nga një djalë me ngjyrë. Në fakt, Kim atëherë ishte e martuar me producentin Damon Thomas.

“Kur hyri Kim brenda, të gjithë e shikonin. Nuk ishte e famshme atëherë, të paktën jo sa tani, por për të gjithë që merrnin pjesë në këto party, Kim tërhiqte vëmendjen vetëm e vetëm pse ishte një person i ri që hynte në klub”.

Jox, tha për revistën “Star”, se edhe shoqëruesja e tij atëherë merrte pjesë në filma për të rritur, madje ky ishte profesioni i saj. Ishte pikërisht partnerja e Jox që e ftoi Kim të merrte pjesë në një orgji. Pas një kërcimi “dirty” dhe të shfrenuar, Kim dhe partneri i saj hynë në dhomën e orgjisë.

“Me sa dukej, dinte se çfarë bënte. U përgjigjej fare mirë kërkesave tona dhe pranonte të bënte çdo gjë”, thotë Jox.

Ashtu siç edhe pritej, pala e Kim Kardashian ka kundërshtuar çdo fjalë që ka thënë Jox për Kim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here