Këngëtarja simpatike, Samanta Karavella mendohej të ndahej me një çmim të rëndësishëm nga ky edicion i tetë i “Top Fest”-it, por nga sa kemi mësuar, kjo gjë nuk do të jetë e mundur…

Burime pranë festivalit tregojnë për “Bluetooth”, arsyen e vërtetë të këtij ‘skualifikimi’. Samanta nuk ka shlyer ende detyrimet financiare për këngën dhe kjo gjë duket se e ka revoltuar shumë Bigun.

Ai është autori i të gjitha pjesëve përbërëse të këngës, duke filluar nga muzika për të përfunduar tek teksti. Pikërisht me të drejtën që i jep kjo autorësi, Bigu ka dorëzuar pranë drejtuesve të festivalit një shkresë ligjore, përmes së cilës Samantës i ndalohet interpretimi i këngës pa kryer pagesën për të.

Këngëtarja e suksesshme është nën menaxhimin e studios së reperit Big Basta që nga viti që lamë pas dhe ky ngërç në marrëdhëniet e tyre, na lë të kuptojmë se gjithccka do të ndërpritet këtu… Big City Studios ka realizuar disa prej këngëve më të njohura të Samantës gjatë këtij viti si ‘Le të jetë’ dhe ‘Start’, e cila erdhi në bashkëpunim me Bigun dhe Lyrical Son… (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here