Dj BluntMë shumë si një rit, Dj Blunt shijon një kafe mëngjesi rreth orës nëntë. Por, kjo nuk e bën ithtar të kafesë. Gjatë një prononcimi për një ditë të zakonshme, DJ më i preferuari në vend thotë se kafenë preferon ta pijë sa për ta kthjellur mendjen, e për ta nisur një ditë mbarë.

“Zakonisht zgjohem herët dhe preferoj që në ora nëntë të mëngjesit ta pi një kafe, që të kthjellem pak, mandej nisem për në palestër ku tash e sa kohë shkoj çdo ditë. Në të kundërtën nuk e pi kafenë nuk jam nga ata që e pëlqejnë atë”, kështu ka theksuar fillimisht Dj. Blunt, duke bërë me dije se aktiviteti i tij pasues pas palestrës është takimi me shoqërinë e tij, me të cilët shijon pasditen nëpër lokale të ndryshme të Prishtinës.

“Pasi përfundoj së ushtruari, apo ndonjë takim të cilin e kam pasur, pëlqej të dal e të shijoj kohën e mesditës, ku shoqërohem nga shoku im Real 1, apo edhe shokë e shoqe të tjera të cilët janë pjesë e pandashme e imja më të cilët dal për të pirë diçka”, përshkruan një ditë të tij, shkruan Tribuna.

Merr kritika por s’ke ç’bën

E shikimet e të tjerëve drejtuar atij, thotë se nuk janë një preferencë, të paktën gjatë kohës kur ndodhet me miqtë. “Kjo gjë më përcjell çdo ditë. T’i ngulitin sytë, edhe të them të drejtën mirë nuk më vjen, sepse është një gjë që nuk të lë të ndjehesh rehat. Por besoj që edhe profesioni e bën të veten. Andaj edhe kam filluar që të mësohem me një gjë të tillë”.

Për dallim të shikimeve, kërkesat e fansave për një foto të rastit duket ta bëjnë të lumtur Bluntin. “Ka ndodhur disa herë që ata të cilët kanë shikuar. Më janë ofruar dhe kanë kërkuar që të bëj foto. Është një ndjenjë shumë e mirë, kur dikush vjen dhe kërkon që të përshëndes apo të bëj foto me ty. Vërtet është një ndjenjë e këndshme”.

E kënaqësia përballë fotove, ka ditë të zbehët, ndonëse në raste të rralla, atëherë kur dita ka pasuar edhe me ndonjë kritikë rasti. “Më ka ndodhur kur kam qenë duke ecur rrugës kam marrë lëvdata, por edhe kritika të ndryshme. Po nuk ke çka bën. Është një gjë shumë normale sepse të gjithë nuk mund të jenë të kënaqur me punën tënde” , përfundon Dj. Blunt

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here