Sapo ishin martuar në 8 dhjetor me një ceremoni në kishën e famshme Little White Wedding të Las Vegasit, me një kadillak ngjyrë rozë.

Tani vetëm 16 ditë nga dasma Sinead O’Connor ka kërkuar divorcin nga burri i saj Barry Herridge. Këngëtarja irlandeze e ka dhënë këtë deklaratë në site e saj zyrtar, duke pranuar që ishte nxituar duke u lidhur me terapistin e njohur në internet, vetëm 3 muaj para se të martoheshin.

Në momentin në të cilin ne u martuam shkruan këngëtarja burri im ka qënë viktimë e një presioni të madh, mbi të gjitha nga persona pranë tij.

Persona që nuk më kanë takuar kurrë, por që kanë opinionin e tyre në lidhje me mua, e ndërtuar nëpërmjet asaj që media thotë për mua, kanë ndikuar keq ne lidhjen tonë’. Në foto një performancë e këngëtares në Dublin më 18 dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here