Dyshja e njohur e këngëtarëve të cilët njihen për bashkëpunimet e tyre të suksesshme kohëve të fundit, Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu duket se kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre.

Siç raporton Kosova Sot, ishte një mbrëmje muzikore e organizuar në Malmo të Suedisë, e ku ishte i ftuar vetëm Seldi, shkaku pse dyshja është përçarë.

Sinani zakonisht nëpër koncerte e ftonte dhe Seldin, ndërsa tani pasi është angazhuar vet Seldi me disa këngëtarë tjerë për të performuar në koncert dy ditor në Suedi, ndodhi që Sinanit kjo të mos i pëlqejë fare.

Sinani menjëherë ka intervenuar te organizatori, i cili ka marrëdhënie të mira me të gjithë këngëtaret, duke bërë që Seldi të mos performojë në ditën e dytë edhe pse Sinani nga ana tjetër ishte në një koncert tjetër me Dafina Zeqirin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here