Sinan Vllasaliu vjen me këngën ‘Mos paragjyko’ Sinan Vllasaliu apo njohur ndryshe si ndër më të suksesshmit ndër vite në muzikën shqiptare, pas këngëve të tij të fundit së shpejti pritet të lansoje edhe tri projekte të reja.

Indeksonline mëson se kënga e cila do të publikohet së shpejti me videoklip është ‘Mos paragjyko’. Kjo këngë është pjesë e kompanisë ‘Emra Com’ me të cilët ka bashkëpunim tash e disa kohë.

Sinani pritet që pas publikimit të këngës ‘Mos paragjyko’ të lansoj për publikun edhe dy këngë të tjera që pas lansimit të tyre do të kuptohet se ai kësaj radhe vije shumë më ndryshe se më parë.

Duhet përkujtuar që këto tri këngë të Sinanit, do të jenë sigurisht hite verore ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë na këngëtari në fjalë.Kurse ‘Gabim’ është njëra ndër këngët e fundit të publikuara nga këngëtari, dhe që ka rezultuar të jetë shumë e dëgjuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here