Sinani bëhet nostalgjik për rininë e tij.
Sinan Vllasaliu shpesh befason fansat me postimet e tij që janë jo të rralla në Instagram.
Por, këtë herë ai nuk sjell një ‘selfie’, por një fotografi të vjetër nga rinia e tij, shkruan Gazeta Express.
Sinani shihet në tavolinë me miqtë e tij, Rasim Thaçi – Cima dhe Afrim Muçiqi. Artistët shihen shumë të ri ndërsa në përshkrimin e fotografisë Sinani bën shaka me Cimën dhe flokët e tij.
“Ktu Rasimi u kan me flok te kuqe masandej ju nxin flokt per qata asht full Shiptar!”, shkruan Sinani në fotografinë nostalgjike.