E gjatë është lista e kërkesave dhe dëshirave që Sinan Vllasaliu kërkon që të plotësohen nga organizatorët.

Nga burime të sigurta prej menaxherëve të “Bam Entertaiment” mësojmë se Ylli i muzikës shqiptare Sinan Vllasaliu ka vendosur kushte dhe kërkesa të veçanta të cilat duhet të plotësohen dhe besoni, kriteret janë “shumë modeste”.

Hoteli ku duhet të vendosen Sinan Vllasaliu, siç raporton zhurnal, me të tërë grupin e tij duhet të jetë me 5 Yje, të ketë SPA qendër, në menynë e tij përveç kërkesave specifike ushqimore ka potencuar edhe disa lloje verërash me çmime marramendëse. Sinani gjithashtu vjen me stilistin dhe asistentin e tij personal të cilët do të përkujdesen për pamjen e tij gjatë mbrëmjes.

Nga “Bam Entertaiment” nuk arritëm të zbulojmë se cili është çmimi për të cilin Sinani do ta argëtojë publikun shqiptarë të Maqedonisë, por theksuan se ky projekt është projekt madhështor dhe për organizimin i tij është dashur mjaft kohë dhe punë e madhe ekipore.

Ekskluzivisht për publikun e Maqedonisë, Sinan Vllasaliu vjen me komplet formacionin e tij muzikor me datë 20 Tetor në Panairin e Shkupit, ku si mysafir special janë të ftuar këngëtarja më e bukur dhe mirënjohur Shkupjane, Adelina Tahiri dhe gjithashtu për përkrahjen muzikore do të përkujdeset DJ electron.

Biletat për këtë eveniment do të mund të blihen vetëm në derë ditën e mbajtjes së koncertit duke filluar prej ora 19:00 kur edhe do të hapen dyert për mysafirët, ndërsa çmimi i biletës për këtë koncert madhështor do të jetë në vlerë prej vetëm 5 eurove (300 denarë). “Bam Entertaiment” premtojnë një koncert i cili do të mbahet mend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here