Këngëtari Sinan Vllasaliu, përveç risive që do të sjellë tani, gjatë këtyre ditëve në tregun muzikorë, ai ka qenë i angazhuar së fundmi më martesën e bijës së tij Edonës. Të hënën në mbrëmje, ai e ka martuar vajzën 24-vjeçare.

“Për herë të parë po e përjetoj të qenit baballëk. Ndihem i kënaqur që vajza ime u martua më një djalosh të mirë siç është Luli, një student nga Prishtina.

Dasma kaloi shumë mirë, patëm shumë mysafirë dhe, përveç kolegëve të mi të këngës, nuk munguan edhe disa nga politikanet tanë. Ceremoninë martesore e kemi bërë në mënyrë private, pa praninë e mediave”, ka thënë këngëtari për Kosova Sot.

Ndërsa, sa i përket të rejave muzikore, këto ditë pritet që Sinani të lansojë një videoklip të ri së bashku me album. Kënga e videoklipit titullohet “Sa më ka marr malli”, ndërsa është përgatitur në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here