Sinan Vllasaliu: Ishim një gjeneratë e nëmur…Sinan Vllasaliu është një këngëtar i madh i skenës sonë artistike, me shumë vjet në skenë, me shumë përjetime, me shumë duartrokitje, me shumë fansa gjithandej trojeve shqiptare.

Ja ç’thotë Sinani për kaq vjet në kulmin e një karriere shumë të suksesshme:

Po, i kam kaluar mbi tridhjetë vjet karrierë, por kjo nuk më ndalon të eci tutje, suksesi është edhe përgjegjësi më e madhe. Po të isha kënaqur me atë që kam arritur që në start, nuk do t’i kisha mbi tridhjetë vjet karrierë. Një gjë që nuk i fali vetes është që nuk kam mbajtur ndonjë evidencë për vjetët në skenë, përjetimet, tërë ato emocione. Por nuk e kemi as në edukatë, as në kulturë, shprehi, quaje si të duash, të mbajmë shënime.

Është një jetë e tërë me gjëra të mira e të këqija, periudhë e vështirë edhe për kombin, jo vetëm për mua si individ. Ishim gjeneratë e nëmur me aq shumë probleme. Por kemi ditur edhe të marrim përgjegjësi për veprimet tona. Kjo është ajo që duhet të bëjmë edhe tani, këtu, të marrim përgjegjësi për veprimet tona. Përgjegjësia është stadi i parë i vetëdijes. /Kosovarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here