Sinan Hoxha Rikthehet këngëtari i njohur shqiptar Sinan Hoxha. Artisti i cili është dalluar gjithmonë për klipet të veçanta gjatë gjithë karrierës së tij muzikore.

Shqiptarja.com ka arritur të zbulojë disa detaje nga klipi më i ri i Sinan Hoxhës, i cili mesa duket do ti shtohet listës së top hiteve verore.

Ne arritëm të zbulojmë se klipi i ri i Sinan Hoxhës ka dhe disa detaje interesante nga Bollywood-i të cilat nuk kanë qenë prezente më parë në asnjë klip tjetër në Shqipëri. Klipi i veçantë është i mbushur figurantë ashtu siç jemi mësuar ta shohim Sinanin neper klipet e tij, të cilat gjithmonë kanë patur mjaft sukses.

Kënga do të jetë mjaft energjike dhe me ritme verore. Ky klip pritet të publikohet këto ditë në kanalin ArkivaShqip në YouTube, si dhe në të gjitha televizionet muzikore. Sesi e ka sjellë Sinanin Bollywood-in në Shqipëri na mbetet veçse ta shohim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here