Me kostume të zinj dhe syze të errëta dielli, shfaqen në klipin e shumëpërfolur, dy këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu.

Të ngjashëm me “Vëllezërit Bluz” (The Blues Brothers), një dyshe karizmatike që lindi nga bashkëpunimi i miqve të ngushtë John Belushi dhe Dan Akroyd-in me regjisorin John Landis, në vitin 1980, ata e sjellin kështu bashkëpunimin e tyre.

Ashtu si dy vëllezërit Xhek (Belushi) dhe Elvud (Aykroyd) Bluz, dy personazhet me famë botërore që lindën nga disa pjesë humoristike të SNL-së, dy këngëtarët u krijuan si një dyshe e përfolur në faqet e shtypit rozë këtë verë.

Fama që dy vëllezërit e morën në Amerikë gati 30 vjet më parë me komedinë e zezë, për Sinanin dhe Seldin ishte një “boom” mediatik, sipas tyre sa “komike”, aq edhe “e zezë”.

Pas zhurmës rreth miqësisë së këngëtarëve, ata vendosin të publikojnë një klip luksoz me duetin e tyre të parë artistik, që në varësi të kërcitjes që mund të ketë në tregun muzikor mund të vazhdojë me duete të tjera ose jo.

Tashmë Sinani dhe Seldi kanë rezervuar një dyshe të tillë për t’u shfaqur në festat e fundvitit në Nju Jork (SHBA), ndërsa kanë marrë një ftesë me pagesë të majme. Vetëm pak ditë para këtij udhëtimi, ata vendosin të publikojnë klipin me titull “Adrenalinë”, një këngë me vargje ngacmuese, ku të dy i drejtohen një femre zeshkane që mohojnë të jetë një person real.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here