Sinan HoxhaKëngëtari i njohur nga Shqipëria, Sinan Hoxha në një intervistë për Indeksonline, ka folur për projektet e tij muzikore, planet për këtë vitë, si dhe jetën bashkëshortore.

“Planet e bukura i kam pas vitin e kaluar. Edhe këtë vit kam shumë koncerte, mbrëmje muzikore, si dhe këngë të reja. Projekti i ri pritet të lansohet në fund të Pranveres ose në fillim të verës. Do të jetë një këngë solo”, ka treguar ai.

Hoxha thotë se viti që lam pas ka qenë një vit i mrekullueshëm për të, porse edhe nga viti 2016 është në pritje të shumë gjërave të mira.

“Ideja është se viti 2015 ka qenë sigurisht viti më i miri i mundshmi. Krijimi i familjes është gjëja më e rëndësishme, më ka bekuar Zoti me shumë të mira, jemi në pritje të një fëmiu, andaj kjo është dhurata kjo është ëndrra, jam shumë i lumtur”, ka thënë ai gjatë bisedes për Indeksonline.

E kur është pyetur se si po ecën jeta bashkëshortore me Andrrën, ai ka treguar se ndjehet i lumtur, dhe se po jeton ditë të mira afër saj.
“Jeta bashkëshortore po shkon shumë mirë, jam shumë i lumtur”, ka thënë Hoxha. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here