Jessica Simpsons ka vendosur që martesën e saj ta organizojë më 11.11 të këtij viti, pikërisht në orën 11 e 11 minuta.

Shihet qartë se këngëtarja amerikane është besëtyte meqë ka zgjedhur një datë të tillë, por nuk është koprrace, meqë martesa e saj me Eric Johnsonin do t’i kushtojë madje 1 milion dollarë.

Ky çift ka vendosur që t’i çojë në Hawaii 50 mysafirët e vet, kurse gostia do të zgjasë madje një javë.

Këngëtarja pohohet se ka dizajnuar vetë fustanin e martesës, kurse ka kohë që po stërvit që të “mbërthejë” fizikusin në formën e dëshiruar para ditës së madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here