Këngëtarja, aktorja dhe kreatorja Jessica Simpson thuhet se do t’i shesë fotografitë e vajzës së porsalindur, Maxwell Drew, për 490 mijë dollarë, raportojnë mediet amerikane.

“Paratë për të nuk janë të rëndësishme. Puna e saj me veshjet, i solli tërë pasurinë. Pra, 100 mijë apo 500 mijë dollarë nuk do të thotë asgjë”, tha një burim anonim për “Huffington Post”.

Jessica Simpson lindi më një maj. Simpson (31) dhe ish-futbollisti amerikan Eric Johnson (32) janë fejuar në nëntor të vitit 2010, por nuk kanë caktuar ende një datë për martesë.

Jessica Simpson ka qenë një idhull i tinejxherëve dhe u bë e famshme në saje të reality shout me bashkëshortin e saj të atëhershëm, Nick Lachey, anëtar i grupit “98 Degrees”. Çifti u shkurorëzua pas tre vjetësh martesë.

Johnson ka luajtur shtatë sezone për ekipin e San Francisco ‘49 dhe New Orleans Saints.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here