Jessica Simpson, këngëtarja dhe stilistja 31-vjeçare e cila është shtatë muajshe shtatzënë, është fotografuar duke vizituar dyqanin “Monique Lhuillier.” Ky dyqan është i famshëm për fustanet e nusërisë, të cilët variojnë me çmime nga $3,000 deri në $20,000.

Simpson dhe ylli i basketbollit amerikan Eric Johnson, u fejuan sëbashku përpara një viti, më 11 Nëntor 2010. Vetëm në muajin e saj të pestë, Jessica shpalli shtatzëninë duke i lënë mediat të spekulojnë aq gjatë për ndryshimet e linjave të saj.

Në muajin tetor, në një intervistë për US Weekly, ajo është shprehur se martesa ishte një plan i largët, të cilin e kishin parashikuar vetëm mbas lindjes së fëmijës së tyre.

“Ne e kemi në plan të presim deri sa foshnja të vijë në jetë,” ka thënë ajo.  Por nëse është me të vërtetë siç deklaron Jessica, atëherë përse ajo po kërkonte të blinte një fustan nusërie pikërisht tani?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here