Lindi më në fund bebi i Jessica Simpson. TMZ njoftoi se këngëtarja lindi një vajzë që peshon rreth 4 kg.

Vajza do të quhet Maxwell Drew Johnson, një kombinim emrash dhe mbiemrash. Drew vjen nga emri i nënës së Jessica kurse Johnson, mbiemri i babait, Eric Johnson, bashkeshorti i Simpson.

Në uebsajtin e saj këngëtarja pohon me gëzim lindjen e vajzës. “Unë dhe Erik kemi dëshirë tju njoftojmë se erdhi në jetë vajza jonë e vogël, Maxwell Drew Johnson.”

“Ju jemi mirënjohës për lutjet dhe falenderimet tuaja për ne. Kjo është eksperienca më e bukur që kemi përjetuar ndonjëherë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here